fbpx

Dafina Zeqiri i ‘zhduk’ të gjithë nga Instagrami

nga Revista Kosovarja

Në një kohë kur prezencat në rrjetet sociale janë të rëndësishme në krijimin e imazhit dhe promovimin e punës, Dafina Zeqiri ka marrë një vendim befasues duke hequr të gjithë personat që ndiqte nga lista e saj e ndjekësve në Instagram, duke lënë vetëm tre llogari.

Këngëtarja tani ndiqet nga një audiencë e madhe prej 1.9 milionë ndjekësish dhe ka vendosur të bëjë një lëvizje që e fokuson vëmendjen në veprimtaritë dhe projektet e saj më të rëndësishme.

Dafina ka lënë vetëm tre llogari në listën e ndjekësve – Melihate Zeqirin që është nëna e saj, Vjosa Osmanin dhe Moneyz Music.

Kjo lëvizje mund të jetë një strategji e menduar mirë për të ngushtuar fokusin e ndjekësve të saj në ato aspekte që ajo beson që vërtet kanë rëndësi dhe për të promovuar vetëm muzikën e saj.

Detaji që bie më shumë në sy është se ajo nuk e ndjek partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]