fbpx

Dafina Zeqiri ia lejon fanses t’ia prek të pasmet në koncert

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte të shumta.

Përveç mbrëmjeve muzikore, shpesh Dafina gjendet duke kënduar edhe në bregdet, në festat e ndryshme që zhvillohen në plazh.

E në një nga performancat e saj të fundit në bregdetin shqiptar, këngëtarja e hitit “Duro” e ndezi atmosferën për fansat me interpretimin dhe vallëzimin e saj.

Madje në një moment, një prej fanseve të saj nuk i ka rezistuar performancës së ‘nxehtë’ të Dafinës, duke i prekur të pasmet e saj në skenë, në momentin kur ajo u afrua.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur Dafina nuk sikletoset nga prekja e fanses, por madje e vazhdon performancën me më shumë kënaqësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @duffyetinna

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]