Në një shkollë në Gostivar disa prindër kanë nënshkruar një peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”.
Ëmbla, është vajza që e filloi vijimin e mësimit në shkollë ditën e djeshme (2 shkurt), në dallim nga nxënësit e tjerë që e filluan me 1 shkurt.
E gjithë kjo pasi prindërit e fëmijëve që nuk kanë probleme shëndetësore bojkotuan mësimin me pretekst se vajza ka ushtruar agresivitet tek fëmijët e tyre.
Në lidhje me rastin ka pasur reagime të shumta nga persona me pozitë dhe artistë të ndryshëm.
Së fundi, ka reaguar këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, e cila ka postuar një status në mbështetje të Ëmblës me sindromë.