fbpx

Dafina Zeqiri sjell imazhe të reja nga pushimet teksa shfaqet joshëse në të shkurtra

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri gjatë kësaj kohe ka marrë disa ditë pushim për t’u pagatitur për sezonin e verës.

Ndërkohë, sot (e shtunë) Dafina ka postuar edhe disa fotografi në të cilat dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

33-vjeçarja shihet e veshur në një mini-fund nga materiali i xhinseve të kombinuar me një bluzë shumëngjyrëshe dhe syze dielli.

“Më pëlqen shumë të shikoj gjërat e bukura”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Kidën “Luje belin”.

Ndërsa, Dafina është gjithashtu në përgatitje të projekteve të reja muzikore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]