fbpx

Dalin detaje të reja nga dasma e Rita Orës dhe Taika Waititit

nga Revista Kosovarja

Prej disa ditësh, është konfirmuar lajmi se Taika Waititi dhe Rita Ora janë kurorëzuar.

Pas thashethemeve se çifti ishte martuar, është zbuluar se këngëtarja dhe regjisori organizuan një ceremoni shumë të vogël. Ata janë fotografuar të dy me unazë martese në gisht.

Vitin e kaluar, Ora dhe Waititi konfirmuan publikisht lidhjen e tyre, kur këngëtarja postoi një foto të saj dhe regjisorit të përqafuar.

Dyshja më vonë bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në premierën e Gushtit 2021 të The Suicide Squad në Los Angeles.

Në shtator, Waititi dhe Ora u shfaqën së bashku në Met Gala 2021. Në shtator, gjatë një interviste që dha për Vogue Australia, Rita theksoi se ishte shumë e lumtur. “Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që mund të them për këtë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]