fbpx

Dalin detaje të reja për vdekjen e gruas në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Një grua rreth moshës 40 vjeçare është gjetur e vdekur në hollin e një banese.

Ende nuk dihet se cili motiv apo shkaktar ka çuar në vdekjen e gruas.
Insajderi mëson se gruaja kishte tentuar të vetëvritet kohë më parë, por që ishte ndaluar nga fqinjët.
Dëshmitari i cili kishte telefonuar policinë tha se e kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja.
“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, i ka thënë dëshimtari Alban .BNë lidhje me rastin është deklaruar edhe prokuroria, të njëjtit thanë se sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.
“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër).

Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion” ,thuhej në përgjigjen e Prokurorisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]