fbpx

Dalin imazhet e para të çiftit para dasmës, Armina nuse dhe Shkëlzeni dhëndër

nga Revista Kosovarja

Armina dhe Shkëlzeni sot kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që do të mbahet në një agroturizëm në Shijak.

Çifti është kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës, e cila do të jetë tradicionale shqiptare.

Në dasmë, përpos personazheve nga bota e artit, kulturës dhe televizionit, nuk do të mungojnë as figura të politikës.

Ndërkohë, ‘Anabel’ mëson se Armina do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e realizuara nga fotografi Armand Sallabanda.

Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të vitit 2018, në një ceremoni intime. Ai i propozoi për martesë kohë më parë në liqenin e Como-s, Itali.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]