fbpx

Dalin pamjet e takimit Osmani – Biden, çka biseduan dy presidentët

nga Revista Kosovarja

Gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Osmani theksoi se nga Biden mori mbështetjen e palëkundur për vendin tonë.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/633370941480782

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]