Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dalin pamjet kur vetëtima godet aeroplanin

nga Revista Kosovarja

Një video e bërë virale në rrjete sociale, tregon momentin kur një aeroplan që po fluturonte mbi qiellin e Londrës, është goditur nga një vetëtimë.

Aeroplani ishte duke fluturuar në kushte të vështira atmosferike, të shoqëruara me vetëtime dhe reshje të dendura shiu. Raportohet se mjeti fluturues ishte duke zbarkuar në aeroportin “Heathrow”. Fatmirësisht nga ky incident nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

Sakaq, një dëshmitar tregoi për mediat britanike të gjithë momentin: “Çfarë momenti drithërues. Isha duke filmuar krejt rastësisht dhe nuk e shikova çfarë ndodhi në qiell. Por kur e rishikova videon, o zoti im vetëtimat goditën një aeroplan. Ishte një vetëtime shumë e madhe, isha në pritje që aeroplani të përfundonte në tokë, por fatmirësisht nuk pati pasoja”.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/785359815328895/

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]