229
Sonte rreth orës 20:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në fshatin Poklek të Drenasit. Për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Për këtë aksident detaje ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për Express.
Video: