fbpx

Dalin pamjet nga festa madhështore e ditëlindjes së 36-të të Cristiano Ronalodos

nga Revista Kosovarja

Christiano Ronaldo ka festuar ditëlindjen.

Për një ditë të veçantë padyshim që fansat, kolegët dhe familjarët e tij zgjodhën fjalët më të mira për ta uruar.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, ai ka shpërndarë tashmë një imazh, ku shihet familja tij e ngushtë.

Ronaldo shihej mjaft i buzëqeshur, derisa afër tij ishin disa lule, e po ashtu edhe një tortë.

“Duket sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend”, ka shkruar ai në përshkrim.

Tutje legjenda sportive falënderoi ndjekësit e tij për mbështetjen gjatë gjithë karrierës së tij dhe u zotua të vazhdonte të luante për aq kohë sa ai mundte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]