55
Pique ka nisur prej muajsh një lidhje të re pas ndarjes nga Shakira, por duket se partneren e 12 viteve nuk e harron lehtë.
Futbollisti mban fotot e posterat e këngëtares në zyrën e tij.
Nga llogaria e një fansi të Shakirës kanë dalë foto, ku shihet zyra e Pique, në të cilën punon dhe partnerja e tij e re Clara Chia, në kompaninë Kosmos të futbollistit.
Në zyrë mund të shihet qartë se ka ende foto dhe postera të Shakirës, të cilat padyshim kishin kuptim në atë kohë, por tani duket të jenë të çuditshme për të dashurën e re.