fbpx

Dalin rezultatet e grave dhe fëmijëve të testuar për Covid-19 në strehimoren e Gjakovës

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kryer 29 teste për gratë, fëmijët dhe stafin e strehimores “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë në testimin për Covid-19.

Drejtoresha e kësaj strehimoreje, Erblina Dinarama, falënderoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre.

Ajo tha se stafi i strehimores mbetet i përkushtuar që të ndihmojë dhe ofrojë shërbime të gjitha grave dhe vajzave të cilat përjetojnë dhunë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]