30
Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Danja Koka pas një periudhë të ngarkuar me punë të shumta, ka gjetur kohën për t’i kaluar disa ditë pushimi pranë detit.
E këto ditë Danja nuk është vetëm, po e shijon kohën pranë partnerit, shkruan “Kosovarja”.
Redi ka ndarë në rrjete sociale disa pamje ku afërsia dhe harmonia mes çiftit janë mëse të dukshme.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, Danja ka folur me fjalë shumë pozitive për partnerin e saj, duke e vlerësuar lart lidhjen e tyre.