Aktori i njohur, Dardan Gashi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka thënë se ka raste kur ka pasur dhunë në familje ndaj një vajze që ka vendosur mbulesë.
Ai u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të paragjykimeve që prindi ka marrë prej ambinetit të jashtëm, përcjell Klankosova.tv.
“Ke raste edhe në polici, unë di raste konkrete që ka dhunë ndaj një vajze nga familja, që edhe ata janë mysliman, pse vajza ka vendosur ta praktikojë një rit fetar, qoftë si mbulesa, për shkak të paragjykimeve që prindi ka marrë prej ambinetit të jashtëm”, është shprehur ai.