Këto ditë i mbushi 46 vjet dhe ende nuk kam pranë vetes ndonjë femër serioze për martesë. Kam pasur shumë lidhje të shkurtra me vajza, por jo edhe gjatë. Edhe sot jam në kërkim të një vajze të bukur, e që do të jetë nuse në shtëpinë time. Po pres, por vitet po kalojnë, ndërkaq moshatarët e mi kanë edhe fëmijë, madje të rritur…
Jam nga Peja. Në kohën e studimeve kam banuar në Prishtinë. Dhe, thënë të drejtën, nuk kam hequr shumë për femra, sepse i vardisesha sa një femre sa një tjetre.
Femrat i njihja, kryesisht, në ligjërata, por edhe në oborr të fakultetit. E mira ishte se unë nuk kisha problem me para, sepse babai im, qëkur isha fëmijë, kishte një argjendari dhe puna i shkonte mirë.
Hej, njeri, i çmende femrat!
Ishte fakt se femrat shumë shpejt binin në dashuri me mua. Kur shikohesha para pasqyrës e lëmoja fytyrën, duke i thënë vetes: “Hej, njeri, i çmende femrat!”.
Por, aso kohe nuk e dija të vërtetën: ato më kishin dashuruar veç se kisha para…
Dhe, kur i kujtoj ato çaste, habitem se kur pata kohë për të mësuar…
Kaloi edhe ajo kohë!
Sot gjithçka po më shkon mbrapsht.
Ndodhem para një udhëkryqi të madh: Si t’ia bëj me martesë?
Vetëm për një gjë mburrem: secila femër që e kam pasur ishte më e bukur se tjetra…
Më së shumti gëzohesha kur ndahesha nga një femër e bëja turr pas një tjetre…
Tashmë nuk dua t’i kujtoj më gjatë ato vjet, sepse dashnoret më lanë pa u martuar.
Prandaj, dua të bëj një ndryshim në jetën time: ta gjej një femër që të martohem, pa e pyetur fare sa frajera i ka pasur para meje… Se, po ta pyes do të mbes me gishta n’gojë si deri tash…
Y. Xh.