Dashuria mund të jetë e verbër, por njëkohësisht edhe mund të jetë duke iu trashur
Të porsamartuarit, siç thonë hulumtuesit, i shtojnë tre kilogramë brenda vitit të parë të martesës.
Ndërsa disa çifte këto kilogramë arrijnë t’i shtojnë brenda tre muajve që fillojnë të jetojnë së bashku, thonë shkencëtarët.
Kjo mund të jetë për shkak se shujtat bëhen të rregullta për çiftet që jetojnë së bashku, e të cilët e inkurajojnë njëri-tjetrin të hanë më shumë dhe të lëvizin më pak.
“Ata që shpërngulen së bashku duhet t’i kushtojnë kujdes peshës së tyre. Obeziteti është i keq për vetëbesimin, lidhjen dhe, mbi të gjitha, shëndetin”, thotë Dr. Catherine Hankey.
Ideja prapa këtij fenomeni është se çiftet e martuara janë më të lumtur pranë njëri-tjetrit, dhe nuk ndihen më në presion për të mbajtur standarde të caktuara të peshës.
Thënë më thjesht, të martuarit hanë më shumë, lëvizin më pak, dhe nuk ua ndien për këtë thuajse fare hiç.