Dashuria nuk është thjesht një ndjenjë – ajo është edhe shkencë! Një studim i fundit i publikuar nga “The Times” tregon se 72% e meshkujve përjetojnë ulje të ndjeshme të stresit pasi kalojnë kohë me partneren e tyre. Psikologët dhe neuroshkencëtarët theksojnë se ky efekt relaksues nuk është aspak rastësor.
Sipas ekspertëve, prania e të dashurës ndikon drejtpërdrejt në trurin mashkullor, duke aktivizuar kimikate të njohura si dopamina dhe serotonina – të cilat njihen si substanca që gjenerojnë ndjesi lumturie, qetësie dhe sigurie.
Kur janë pranë vajzës që duan, shumica e meshkujve përjetojnë një efekt të menjëhershëm çlodhës
shpjegon një nga studiuesit.
Ndaj nuk është për t’u habitur që shumë burra e përshkruajnë partneren e tyre si “paqen” që u mungonte – dhe këtë herë, shkenca e mbështet këtë ndjesi me prova konkrete neurologjike.
Ky zbulim është një tjetër dëshmi që lidhjet emocionale kanë ndikim real në shëndetin mendor dhe mirëqenien.
Siç përfundon raporti, “ndonjëherë një përqafim mund të vlejë më shumë se një ditë pushimi.”