Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dasmë si kjo nuk keni parë, çifti martohet në kufirin mes dy vendeve

nga Revista Kosovarja

Një nuse norvegjeze u martua me partnerin e saj suedez në një ceremoni të zhvilluar në kufirin midis dy vendeve të tyre – me të ftuarit që qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me kufizimet e Covid-19.

Mbi artikull

Kufiri mes Norvegjisë dhe Suedisë është i mbyllur dhe njerëzit nuk lejohet të kalojnë nga njëri vend në tjetrin.

Çifti tha për BBC-në se nuk mund të prisnin më gjatë që të hiqeshin kufizimet. “Ne nuk donim ta ndryshonim datën… gjithçka që donim ishte të martoheshim!”

Moneytizer Paragrafi 4

Për shkak të strategjisë që Suedia ka zgjedhur për menaxhimin e pandeminë, shumë vende, përfshirë edhe Norvegjinë, nuk e kanë përfshirë atë në listën e destinacioneve nga të cilat njerëzit mund të udhëtojnë.

Çifti i shkëmbeu premtimet në mes të një pylli në rajonin Holebekk të Norvegjisë, në kufi me Suedinë. Ata qëndruan secili në anën përkatëse të kufirit, të ndarë me njëri-tjetrin nga një shirit i bardhë.

Nusja, Camilla Oyjord, tha që ajo fillimisht e kishte sugjeruar idenë si shaka, por miqtë dhe familjarët e të dyja palëve iu përgjigjën me entuziazëm.

“Ne donim të bëheshim burrë e grua! Dashuria triumfon mbi të gjitha!” -u shpreh Camilla.

Dhëndri, Alexander Clern, tha që ata nuk menduan se të ftuarit do të vinin, pasi ishte një rrugë e gjatë në pyll, por mbetën të mahnitur nga pjesëmarrja e të gjithëve në dasmë.

Për më tepër kishte dy mysafirë të paftuar në dasmë – oficerët e policisë që ishin aty për t’u siguruar që askush nuk do ta kalonte shiritin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/