Edhe Leonora reagoi pas debatit për xhaminë.
Sot në qendër të Prishtinës është mbajtur një protestë kundër ndërtimit të xhamisë së madhe.
Edhe kjo protestë ka ngjallur polemika, ndërsa disa emra të njohur kanë dalë publikisht pro ndërtimit të saj.
Fillimisht ishte Gold AG ai i cili përmes një statusi tha se vetëm “10 veta” kanë dalë në protestë, duke aluduar në numrin e vogël të protestuesve.
Ndërsa, së fundi Leonora Jakupi publikoi një foto të projektit të xhamisë, shoqëruar nga një ’emoji’ duke treguar se përkrah ndërtimin e saj.