fbpx

Daut Haradinaj e nis ditën me urimin për të gjithë – fillim të mbarë në shkolla

nga Revista Kosovarja

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka nisur mëngjesin me një fotografi të publikuar, ku shihen dy fëmijët e tij, Davidi dhe Troja.

Haradinaj ka shkruar se që të dy sot ishin entuziast për rikthimin në shkollë, për gjysmëvjetorin e dytë.

Haradinaj ka uruar të gjithë fillimvitin e ri shkollor, mësimdhënësve dhe nxënësve.

Postimi i tij i plotë:

Sot po fillon gjysëmvjetori i ri shkollor. Që në mëngjes shihej entuziazmi i Davidit dhe Trojës për t’u rikthyer në shkollë!

Të njëjtin gëzim, besoj e kanë të gjithë fëmijët e Kosovës, e po ashtu edhe familjarët e tyre që besojnë në fundin e kësaj pandemie.

Urime fillimviti i ri shkollor të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve!

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3535230776530025

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]