fbpx

Daut Haradinaj i del në mbrojtje policit që kritikoi shpenzimet e deputetëve

nga Revista Kosovarja

Daut Haradinaj ka reaguar pas suspendimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, i cili u suspendua nga puna për shkak të kritikave ndaj shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj suspendimin e Hoxhës e ka quajtur të nxituar, ndërkaq ka ftuar organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e tij në punë.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike.

Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës. Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]