fbpx

Daut Haradinaj i shqetësuar për gjendjen e ish-objektit të Shkollës së Muzikës që paraqet rrezik për fëmijët

nga Revista Kosovarja

Daut Haradinaj ndihet i shqetëuar për gjendjen e ish-objektit të Shkollës së Muzikës që paraqet rrezik për fëmijët

Para 7 viteve u rrënua shkolla e muzikës, e cila gjendet shumë pranë shkollës fillore “Elena Gjika”, ku tani gjendja e saj lë shumë për të dëshiruar dhe paraqet rrezikë për fëmijët.

Për këtë ndihet tejet i shqetësuar kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai tha se 7 vite pas ky objekt është në gjendje të mjerueshme dhe paraqet rrezik potencial për jetën e fëmijëve.

“A e din kush se në cilën pjesë të Qendrës është kjo katrahurë?

Ky është një objekt i nisur pas rrënimit të një objekti me vlera kulturore. 7 vite pas ky objekt është në gjendje të mjerueshme dhe paraqet rrezik potencial për jetën e fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]