fbpx

Daut Haradinaj : Kënaqësi të jesh me njerëzit që mposhtën ushtrinë e Millosheviqit

nga Revista Kosovarja

Ish-komandanti i Dukagjinit, Gjeneral Daut Haradinaj bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, po qëndrojnë sot në këtë shtet me rastin e 27-vjetorit të fillimit të Operacionit “Oluja”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]