fbpx

Daut Haradinaj: Me Kurtin kryeministër e Haradinaj president zgjidhet problemi i demarkimit me Malin e Zi

nga Revista Kosovarja

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj ka thënë se problemi i demarkimit me Malin e Zi mund të zgjidhet vetëm nëse Albin Kurti bëhet kryeministër e Ramush Haradinaj bëhet president.

Sipas Daut Haradinajt, kufiri do të kthehet aty ku ka qenë, nëse Kurti e Haradinaj bëhen bashkë.

“Nëse Albin Kurti dhe z.Haradinaj janë bashkë, njëri president e tjetri kryeministër, zgjidhet problemi i demarkimit me Malin e Zi edhe kufiri ka me u kthy aty ku është”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”

Mali i Zi ka qenë i interesuar për ta korrigjuar gabimin por në Kosovë s’kanë qenë të interesuar.

“Edhe vetë Abazoviq ka marrë qëndrim pozitiv edhe vetë Gjukanoviqi në atë kohë ka qenë shumë konstruktiv, i hapur me ndreq gabimin. Vetëm ne këtu nuk kemi qenë të interesuar me e ndreq se u tutshin mos po fiton shumë Aleanca nëse kthehet kufiri aty ku ka qenë”, tha Haradinaj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]