fbpx

Daut Haradinaj në çdo lagje me përkrahje masive, pritet ngrohtë nga banorët e Velanisë dhe Bregut të Diellit

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot është pritur nga banorë të lagjes së Velanisë dhe Bregut të Diellit, të cilët i dhanë mbështetje në garën e tij për kryeqytetin.

Haradinaj me banorët bashkëbisedoi rreth problemeve të lagjes si dhe projekteve të tij për Prishtinën.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj u shpreh se nga takimet e përditshme me qytetarë, vërehet mbështetja e madhe për programin dhe listën tonë për Prishtinën.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se Prishtinës i duhen vendime të guximshme, të nevojshme për ta bërë të mundshëm ndryshimin në kryeqytet dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve të grumbulluara nga neglizhenca e qeverisjeve të kaluara.

Kur po mbesin edhe një javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, gara për Prishtinën vijon të jetë e nxehtë dhe e paparashikueshme. Haradinaj me fushatën e tij po i befason të gjithë, duke u shndërruar në kandidat serioz për të parin e Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]