fbpx

Daut Haradinaj pasi vajza s’u lejua të hyjë në klasë me veshje kombëtare: Duhet të sanksionohet

nga Revista Kosovarja

Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë.

Arsye ishte veshja e vajzës me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, të cilat i konsideroi të papërshtatshme një mësues.

Haradinaj ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, dhe se veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen.

“Largimi nga ora e nxënëses me simbole kombëtare nuk duhet të kalojë në heshtje. Ngjyrat kuq e zi paraqesin ngjyrën e sakrificës shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, prandaj veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen”, shkroi ai në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]