fbpx

Debat i ashpër mes Nitës dhe Shpatit për nominime

nga Revista Kosovarja

Shpati dhe Nita kanë pasur një debat mjaft të fortë mbrëmë pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”. Duket se Shpati nuk e ka pritur aspak mirë që Nita nuk e shpëtoi atë nga zinxhiri i nominimit, ku ajo tha emrin e Fotinisë.

Madje edhe disa prej banorëve janë habitur me zgjedhjen e Nitës. E duke qenë se asnjë nuk tha emrin e Shpatit, as Dea Mishel, e cila ka shprehur një simpati për të, ai është në nominim me Luizi, Elvisin dhe Antonetën.

Sa i përket debatit, Nita i tha Shpatit se pse pyet vetëm atë se pse nuk e shpëtoi dhe nuk pyet Dean, me të cilën edhe është puthur. Në fakt ata nuk janë puthur në buzë me të vërtetë, por ishte një lojë e tyre dhe Jorit për banorët.

Pjesë nga debati:

Nita: Për pesë ditë keni krijuar një marrëdhënie…

Shpati: Ti nëse unë puth dikë, ti mua më shkel si shok

Nita: Jo nuk të shkeli, pse nuk të zgjodhi ajo?

Shpati: Nita je shumë gabim

Nita: Pse nuk të zgjodhi ajo?

Shpati: Po lëre atë se nuk dua të merrem, nuk është askush për mua. Me ty e kam direkt. Shumë kot je duke folur. Veç nëse është dikush budalla mos të kuptojë

Nita: Seriozisht?

Shpati: Seriozisht. Asnjë tjetër nuk njoh këtu përveç teje. Nëse dikush do më kishte zgjedhur, emrin jot ka qenë i pari

Nita: Dea pse nuk e ke zgjedhur Shpatin?

Dea: E kam folur me Shpatin

Nita: A e ke folur privatisht dhe me mua po flet këtu para të gjithëve. Kë ke shoqe më shumë? Pse nuk fole në privat edhe me mua?

Shpati: Se nuk erdhe të më pyesje mua se pse e puthe Dean, pyete të gjithë vetëm mua jo.

Nita: Po ça të pyes, të kisha pyetur të nesërmen. Kush tu afrua sot kur ishe i mërzitur, kush ishte personi i parë?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]