Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Debatet në televizionet tona po eskalojnë në ofendime!

nga Revista Kosovarja

Debate të panumërta të televizioneve publike dhe private, po japin më shumë ofendime dhe po krijojnë ndasi ndërmjet të të ftuarve dhe paneleve, sesa publiku të shohë e dëgjojë fakte për shumë tema të hapura, shkruan “Kosovarja”.

Mbi artikull

Në “Debat plus”, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, e braktisi debatin para kohe shkaku i akuzave që paneli lëshoi ndaj tij për një tender pesë milionësh.

Sepse, ministri i qeverisë Hoti, nga radhët e AAK-së, u zu mat në “Debat plus”, me shkeljet e mëdha si përfitues tenderi.

E, ai u mundua të arsyetohej se gjoja ka qenë gjithçka në rregull me atë tender…

Moneytizer Paragrafi 4

Dhe, raste të tilla dyshohet se ka mjaft në Kosovë… Mirëpo, në rastin Kuqi, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hapur hetime. E hetimet, pastaj, do përcillen në prokurori, thuhet në informacionit e kësaj agjencie.

Një debat tjetër i eskaluar në ofendime ka qenë edhe ai në RTK, ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit, të cilët nuk kanë mundur të përmbahen ndaj njëri-tjetrit për disa procese të politikës së jashtme…

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, pasi i tha avokatit Gashi me fjalën “çuti”, ai ia ktheu me “zoti Tërmkolli”, në shenjë ofendimi.

Sidoqoftë, televizionet tashmë kanë krijuar imazhet e veta debatuese, ku zakonisht marrin pjesë persona të njëjtë të jetës publike, disa prej të cilëve reflektojnë sikur e kanë marrë me tapi pjesëmarrjen në debate… S. Krivaça. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]