Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dëgjone Ermalin duke kënduar këngë jugu

nga Revista Kosovarja

Ermal Fejzullahun jemi mësuar ta dëgjojmë duke kënduar balada, këngë ritimike e ndonjëherë këngë të zonës së veriut, por asnjëherë një këngë popullore jugore.

Ermali ka treguar se mbrëmjen e djeshme ishte në një darkë me disa miq të tij dhe gjatë një momenti ata ja kanë marrë këngës. Këngëtari dëgjohet duke kënduar “Qeraxhiu i Grebenesë”, një nga këngët më të njohura të zonës së jugut.

“Këngët e jugut i kam debulesë”, ka shkruar Ermali përkrah videos, duke vënë në dukje se mund të përshtatet fare mirë edhe në këtë version.

Para 3 javësh këngëtari ka publikuar këngën “Përjetësi” në bashkëpunim me Fifin, që deri më tani ka marrë 9 milionë klikime në Youtube.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]