Në tapetin e kuq të finales së “BBVA 3”, Roza Lati pati një incident me gazetaren Albana Ruçi, të cilën e shtyu me shaka për të bërë një foto. Videoja u bë menjëherë virale dhe reagimet ishin të shumta.
Vetë gazetarja publikoi momentin dhe shkroi: “Ideja është unë qesh dhe s’bëj gjë të madhe se s’jam e djegur për vëmendje, se mund të kisha bërë sikur isha rrëzuar ose cenuar shumë, se isha dhe live, por unë jam në të 20-at dhe jo afër të 40-ave, kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet.
Dhe ato që do shuhen e do bien, sjellin fat thuhet. Kështu që, mos u shqetësoni”.Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se:”E fundit se u lidha! Unë e intervistova Rozën më pas, madje në studio dhe me shumë dashamirësi. Më shkruan shumë njerëz që mbrëmë, por e anashkalova.
Sot, meqë vazhdonin postimet dhe pikëpyetjet nëse ishte diçka e tolerueshme apo jo, pata një reagim të vogël, krahasuar me ndjesinë. Veprime të vogla, mbase të nxituara nuk na bëjnë njerëz të këqij”.
Tani rradha është e Rozës ku në Instastory shkruan:“Një mesazh për publikun dhe Albanën”, e nisi Roza reagimin. “Meqë je në të 20-at dhe jo në të 40-at, prano një këshillë nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time. Të thashë disa herë: “Zemër, sa të bëj dy foto se po ikën fotografi”. Aty isha dhe patjetër do prononcohesha.
Vëmendjen nuk e marr nga ti, se siç the, kam dyfishin e moshës tënde, bashkë me të, edhe vëmendjen, qoftë për mirë apo për keq. Gjithsesi, më fal që të kam shtyrë dhe nëse je ndjerë keq, edhe pse qëllimi im ishte të bëja fotot”.
Sa për sqarim, se jo për gjë, por kur s’dëmtova njeri në “BBVA 3”, u habita si e paskam bërë bashkë”, përmbylli deklaratën Roza.