fbpx

Dehari pret nga partitë që të hënën ‘‘të sjellin një vendim’’

nga Revista Kosovarja

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike.

Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë.

Dehari tha se në seancën e radhës që do të mbahet më 19 maj, pret që grupet parlamentare të sjellin një vendim për këtë propozim.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Ata po deklarohen para medieve sepse nuk ka kuptim që të vijnë çdo 48 orë, për shkak se rezultati po del i njëjtë dhe unë e pashë të nevojshme që të konsultohem me ta, nëse janë të mendimit ata shprehen mendimin që të konsultohen me grupet e tyre parlamentare dhe në seancën tjetër të sjellin një vendim. Rregullorja obligon që t`i thërrasësh deri sa nuk ka një zgjidhje, natyrisht do të ishte më mirë që të kishte zgjidhje, por derisa nuk ka zgjidhje detyrohesh t`i thërrasësh çdo 48 orë. Kam një takim me kryeministrin Kurti por të natyrës tjetër, jo për këtë”, ka deklaruar Dehari pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]