fbpx

Dehari u ndal fjalën Ganimete Musliut dhe Jehona Lushaku-Sadriut

nga Revista Kosovarja

Kryesuesi i seancës së sotme konstituive, Avni Dehari, i ka ndërprerë fjalën Ganimete Musliut, e cila u ngrit në foltore me ftesën që PDK-ja të propozojë një anëtar për Komisionin për votim të fshehtë.

Ndonëse mikrofoni u ndal, Musliu e çoi deri në fund fjalën e saj, duke thënë: “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës? Jeni duke e mbajtur peng Kuvendin”.

Nga ana tjetër, Dehari i ndali fjalën edhe Jehona Lushaku-Sadriut, kur ftoi LDK-në për të propozuar anëtarin e tyre për Komision.

Lushaku-Sadriu tha se propozimi i vetëm i LDK-së është që të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Në përpjekjen e 42-të për konstituim, sërish dështoi ky proces.

Seanca e radhës do të mbahet më 7 korrik

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]