fbpx

Deklaratat e Escobarit për Qeverinë Kurti, Haziri përmend dorëheqje

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan për Ballkani Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se raportet e Qeverisë Kurti nuk janë të mira edhe me shtetet tjera, jo vetëm më SHBA-në.

Haziri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti ka raport edhe më të keq me “opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj”.

“Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera”, ka shkruar ai në Facebook.

“Por, raporti i z. Kurti është edhe më i keq në raport me opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj. Ky raport është përkeqësuar në të gjitha sektorët dhe në të gjitha drejtimet”

“Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]