fbpx

Deklarohet Shaqiri: A do të shënojë kundër Kosovës dhe a do të festojë?

nga Revista Kosovarja

Shorti i cili vendosi Kosovën në një grup me Zvicrën është bërë lajm ndër të tjera për faktin se në kombëtaren e Zvicrës luajnë disa shqiptarë.

Por si do të vepronin ata, a do të shënonin gol kundër Kosovës dhe a do të festonin?

Në një pyetje të tillë është përgjigjur Xherdan Shaqiri, përcjell Albinfo.ch.

“Po të kem rast për të shënuar, duhet të shënoj. Por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën. Është ndeshje miqësore dhe me rëndësi është të luaj në këtë ndeshje historike”, tha Shaqiri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]