fbpx

Del fotoja e parë familjare e Gentës dhe biznesmenit turk

nga Revista Kosovarja

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, u bënë prindër për herë të parë me datë 21 Janar. Këngëtarja solli në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, të cilët i kanë quajtur Ivy Blue dhe Icon.

Së fundmi, familja kanë pozuar së bashku për kopertinën e revistës së njohur “Global Woman”. Genta dhe Usta shihen me binjakët e tyre në krahë.

Genta është treguar shumë diskrete pas pritjes së ëmbël dhe ka publikuar shumë rrallë foto pranë bebushave, madje kjo është fotoja e tyre e parë familjare (publike).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]