Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Del me 4-5 gra në të njëjtën kohë, Drake thotë se për momentin nuk e ka në plan martesën

nga Revista Kosovarja

Në një intervistë me Howard Stern, Drake ka folur pa filtra rreth jetës së tij romantike, planeve për martesë dhe takimeve.

Mbi artikull

“Tani për tani, ndihem sikur kam përqafuar zakonin e takimeve me 4-5 gra, për të krijuar 1 grua. Më pëlqejnë 2 gjëra nga një grua dhe pastaj, ajo që bën tjetra për të jetuar”, shtoi reperi.

Ai saktësoi se sigurisht, martesa është në planet e tij, por më vonë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mendoj se në fund, kur varësia nga puna, suksesi dhe lëvizjet të marrin fund, do të kem nevojë për diçka reale. Shpresoj që të mos jetë shumë vonë. Sinqerisht, nuk e di. Shpresoj të gjej dikë”, u shpreh Drake.

Por, edhe pse martesën e sheh si diçka të largët, Drake është një baba i përkushtuar për vogëlushin 5-vjeçar Adonis.

Adonis është djali i Drake me Sophie Brussaux dhe reperi më parë, kishte zgjedhur që për një kohë shumë të gjatë, ta mbante privat identitetin e të birit, gjithsesi tani “e ka lëshuar pak dorën” me fotot e vogëlushit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]