Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e Makfirete Kamer Avdylajt, e cila është raportuar e zhdukur në Gjakovë.

Mbi artikull

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, 45-vjeçarja, e lindur më 18 shtator 1980, është banore e lagjes “Brekoc” në Gjakovë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e saj.

“Luten të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur apo çfarëdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se çdo informacion mund të raportohet në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19999, përmes adresës elektronike [email protected], si dhe përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Policia ka falënderuar qytetarët paraprakisht për bashkëpunimin dhe ndihmën në lokalizimin e personit të zhdukur.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]