Emri i Catherine (Kate) Middleton, Princeshës së Uellsit i është vendosur një trëndafili.
Shoqata Mbretërore e Hortikulturës ka nxjerrë në shitje “Trëndafilin Catherine” për të rritur ndërgjegjësimin mbi faktin se të kaluarit kohë në natyrë ndihmon mirëqenien mendore, fizike dhe shpirtrore.
“Trëndafili i Katerinës” ka petale delikate rozë korali, të cilat prodhohen me bollëk dhe kanë një aromë të pasur me nuanca llokumi dhe mangoje.
Trëndafili mund të porositet paraprakisht ose si rrënjë e zhveshur për 29.99 paund ose e mbjellë në vazo për 34.99 paund. Të ardhurat nga çdo shitje do të shkojnë te Royal Marsden Cancer Charity. Vitin e shkuar, princesha u trajtua ndaj kancerit në këtë spital.