fbpx

Del një foto tjetër e viktimës se djeshme në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Blerim Daci është ekzekutuar pasditen e djeshme në Prishtinë në rrethana ende misterioze.

Në rrjete sociale është publikuar një tjetër foto e të riut, vrasja e të cilit tronditi Prishtinën.

IndeksOnline më herët ka raportuar se Daci ishte i dyshuar për vrasjen te kalaja në Shkup që ndodhi tre muaj më parë.

Blerim Daci u ekzekutua me kallashnikov në orët e mbrëmjes të së mërkurës në “Rrugën C” në Prishtinë.

Ai u qëllua papritmas rreth orës 20:00 derisa ishte në veturë, e cila kishte targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Policia ka nisur hetime intensive për të zbuluar identitetin e të dyshuarit apo dyshuarve mirëpo deri më tani nuk ka informacion për kapjen e tij/tyre.

Pas hetimeve preliminare, Blerim Daci u zbulua se kishte edhe dokumente false të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]