fbpx

Del video e momentit të shpërthimit në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Është publikuar video ku shihen pamjet nga momenti i frikshëm i shpërthimit në Ferizaj, ku u lënduan 42 persona.

Nga shpërthimi i një bombole gazi, në një qendër tregtare në Ferizaj, 42 persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.

Kamera e sigurisë në një objekt, ka regjistruar pamjet e momentit të shpërthimit të fuqishëm.

Krahas 42 personave të lënduar, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa vetura që ishin të vendosura para qendrës tregtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]