fbpx

Delegacioni i lartë amerikan e shtyn vizitën për në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Është shtyrë vizita e një delegacioni amerikan në krye me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Ai tha se shtyrja është bërë për gjithë turin ballkanik për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]