fbpx

Delinda Disha hap zemrën dhe tregon si e kaloj humbjen e binjakëve

nga Revista Kosovarja

Në mars të këtij viti Delinda Disha ka kaluar një nga ngjarjet më të rënda në jetën e saj.

Aktorja e njohur humbi binjakët që po priste.

Së fundmi, aktorja ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku një prej tyre i ka shkruar: Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë.

Mirëpo Delinda ka treguar se ka vuajtur shumë dhe se ajo dhimbje vazhdon të jetojë me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare, vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, ka shkruar aktorja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]