fbpx

Deliu: Kurti ka filluar të vuajë nga halucinacionet, po sheh çka s’po sheh askush

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti siç duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse sipas saj, ai po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar.

Ligjvënësja opozitare theksoi se qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara.

“Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat”, shkroi ajo, me anë të një postimi në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]