fbpx

Deliu shkon për Bajram në familjen ku burri e vrau gruan në Skënderaj, i takon fëmijët

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka vizituar familjen Qerimi nga Llausha e Skënderajt.

Aty, në janar të këtij viti, burri e kishte vrarë gruan e tij. Deliu tha se u takua me tre fëmijët, të cilëve tha se iu uroi “suksese në shkollë, shëndet dhe mbarësi”.

Ajo publikoi një fotografi me fëmijët.

“Jeta i ka sfiduar që të rriten tani me mungesë të nënës. Por, ata mërzinë dhe mallin janë duke e shndërruar në forcë! Ata gjithmonë do ta kenë mbështetjen time 🌹”, shkroi Deliu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]