fbpx

Dëmet që shkaktoi zjarri mbrëmë në lagjen ‘Emshir’

nga Revista Kosovarja

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmë një parking të mbyllur në lagjen Emshir të Prishtinës, rreth orës 18:40.

Si pasojë e tymit të dendur dhe situatës së rrezikshme, zjarrfikësit evakuan 15 qytetarë dhe shpëtuan dy fëmijë.

Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi për të parandaluar përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbeti e tensionuar për disa orë.

Klan Kosova sjell pamjet ku pasqyrohen dëmet e shkaktuara: dritare të thyera, mure të nxira nga tymi dhe një ambient që mbetet i dëmtuar pas incidentit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]