Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dënohet me burgim të përjetshëm kosovari që vrau bashkëshorten në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.

Mbi artikull

Gjykata e Qarkut Landau ka dënuar me burgim të përjetshëm një të pandehur. Fjala është për një kosovar 32 vjeçar për të cilin, trupi gjykues ka konstatuar se ka vrarë të shoqen.

Trupi gjykues e ka parë të provuar se 32-vjeçari ka vrarë partneren e tij në ulësen e pasme të makinës së tij me tri të shtëna.

Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9 vjeç ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të plotë.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.

Policia kishte gjetur viktimën në muajin shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Kosovari në atë moment kishte dalë nga makina, me armë në dorë.

Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe precedente tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar më parë për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, përcjell albinfo.ch. Për këto vepra penale ai kishte qenë dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]