Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një prej figurave kryesore të Klan Kosovës braktisë televizionin e Shkëlqim Devollit

nga Revista Kosovarja

Shtëpia mediatike e biznesmenit Shkelqim Devolli, Klan Kosova, nga ky muaj ka humbur një prej figurave kryesore, nga fillimi, të këtij ekrani. 

Mbi artikull

Fjala është për gazetarin Kushtrim Sadiku, që prej vitesh drejtonte emisionin e tij, ndër më të shikuarit në këtë kanal, ‘Info Magazine’.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se gazetari Kushtrim Sadiku, nga data 1 shtator e këtij viti ka përfunduar bashkëpunimin e tij me Klan Kosova, pas më shumë se 11 vitesh punë në këtë televizion.

Vendimi për largimin e tij nga ky televizion ka ardhur në javët e fundit, kur edhe është njoftuar menaxhmeti për dorëheqjen e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

I kontaktuar nga Reporteri.net, Kushtrim Sadiku nuk ka folur për largimin e tij. Ka kërkuar të mos shqetësohet me pyetje, për shkak se ndodhet në pushime.

Megjithatë, edhe pse nuk është bërë ende publik largimi i tij nga ky televizion, Kushtrim Sadiku që nga fillimi i muajt gusht nuk është paraqitur në drejtimin e emisionit të tij ‘Info Magazine’, duke u zëvendësuar në prezantim nga një tjetër gazetare – Linda Dedinca.

Sadiku është figura e dytë kryesore e Klan Kosovës, që largohet brenda një periudhe të shkurtë nga televizioni në pronësi të oligarkut Shkelqim Devolli.

Në fillim të këtij viti, ky televizion u braktis edhe nga themeluesi i tij dhe ish-drejtori Baton Haxhiu. Ky i fundit u zëvendësua me gazetarin Adriatik Kelmendi, i cili la Kohavisionin për të marrë drejtimin e Klan Kosovës, duke e marrë me vete edhe emisionin e tij ‘Rubikon’ për të zënë vendet e shfaqjes së emisioneve të Haxhiut ‘Zona e Debatit’ dhe ‘Zona B’.

Haxhiu pas largimit tha se qëndrimi i tij në këtë televizion rrezikonte punëtorët për shkak të tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]