fbpx

Dënohet me burgim të përjetshëm reperi shqiptar pasi vrau një person në Londër

nga Revista Kosovarja

Sabajet Shuti, i njohur si “Skilla” nga grupi “Hellbanianz”, është dënuar me burgim të përjetshëm në Londër për vrasjen e Lumturi Zeqjes më 16 tetor 2022.

Ngjarja ndodhi në Leytonstone, ku pas një përleshjeje, Sabajeti goditi për vdekje viktimën me thikë dhe plagosi mikun e tij.

Vëllai i tij, Emirlion Shuti (“Mili HB”), u dënua me 20 muaj burg në shërbim prove për përfshirje në përleshje.

Pas krimit, Sabajeti tentoi të arratisej dhe u arrestua në Suedi, duke u ekstraduar më pas në Britani. Autorët u zbuluan falë pamjeve të kamerave dhe të dhënave telefonike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]