Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dental Art Studio, klinika që po vendos standarde të reja në estetikën dentare

nga Revista Kosovarja

Në tetor të vitit 2024, hapi dyert një klinikë e re që synon të rrisë standardet e estetikës dentare në vend, “Dental Art Studio”. Themeluar nga Dr. Vigan Hashani dhe Dr. Besnik Aliu, stomatologë me përvojë dhe të specializuar në estetikë, klinika është konceptuar si një hapësirë ku profesionalizmi, teknologjia dhe arti i buzëqeshjes bashkohen në një.

Mbi artikull

Që nga fillimi, vizioni i “Dental Art Studio” ka qenë i qartë: çdo trajtim duhet të jetë unik, i personalizuar dhe në harmoni me kërkesat individuale të pacientit. Ajo që e dallon klinikën nga të tjerat është fokusi i jashtëzakonshëm në detaje, nga konsultat e hollësishme me pacientët e deri te bashkëpunimi i ngushtë me laboratorin dentar për të krijuar punime të përshtatura deri në nuancën më të vogël.

Moneytizer Paragrafi 4


Kurorat nga zirkoni, emax veneers, dhe composite veneers (mbushjet estetetike) janë ndër shërbimet më të kërkuara nga pacientët. Këto trajtime nuk ofrojnë thjesht bardhësi të dhëmbëve, por një natyralitet që reflekton personalitetin e secilit individ.


Në klinikë, estetika dhe shëndeti oral nuk ndahen. Përveç përkujdesjes ndaj dhëmbëve, vëmendje e madhe i kushtohet edhe indeve të buta përreth tyre, sidomos në rastet e punimeve protetikore. Kjo qasje e integruar është ajo që siguron rezultate të shëndetshme, të bukura dhe të qëndrueshme.


Reagimet e pacientëve pas trajtimeve flasin vetë: emocion, gëzim dhe falënderim kur shohin për herë të parë buzëqeshjen që gjithmonë kanë ëndërruar. Dhe pikërisht këto momente janë shtysa më e fortë për ekipin e “Dental Art Studio” që të ecë përpara.


E ardhmja e klinikës është ndërtuar mbi dy shtylla të patundura: profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj detajeve. Pavarësisht rritjes së kërkesës, cilësia nuk do të komprometohet kurrë. Objektivi afatgjatë është i qartë – të mbeten referencë në fushën e estetikës dentare, aty ku arti dhe shkenca takohen për të krijuar buzëqeshje të përsosura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]